|

Film Dokumentar për Radion Kosova e Lirë

Nisma për të hapur një radiostacion të luftës doli nga disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rreth kësaj nisme janë angazhuar, zëdhënësi i SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ndërsa idenë e kanë përkrahur dhe kanë ndihmuar: Azem Syla, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Ramë Buja, Fatmir Limaj, Salih Veseli, Naim Maloku e të tjerë.
Lidhur me themelimin e radios, qysh më 22 qershor të vitit 1998, Ahmet Qeriqisë bashku me Ramë Bujën, kanë biseduar në fshatin Negroc me zëdhënësin e SHP të UCK-së, Jakup Krasniqi.
Më 23 korrik të vitit 1998, Nezir Myrtaj dhe Ahmet Qeriqi takuan në Kleçkë zëdhënësin Jakup Krasniqi, me të cilin biseduan lidhur me krijimin e kushteve për aktivizimin sa më të shpejtë të mediumeve informative të SHP të UÇK-së.
Angazhimi rreth hapjes së radios është ndërprerë me rastin e ofensivave serbe të korrikut dhe gushtit të vitit 1998.
Në fillim të tetorit të vitit 1998 Ahmet Qeriqi u konsultua me Shaban Shalën, përfaqësues i Drejtorisë Informative të SHP të UÇK-së, dhe të dy angazhohen për të sjellë teknikën e shtypshkronjës në Rrafshnaltë, meqë ishin krijuar kushte për nxjerrjen e një informatori ditor. Pajisjet teknike të shtypshkronjës asokohe ndodheshin në Krasmiroc të Drenicës.
Teknikën transmetuese të Radios, Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ia dhuroi pronari i radios Zërit i Kumanovës, këngëtari, Ismet Behxheti.
Angazhimin rreth mbartjes ilegale të transmetuesit 250 wat, miksetës dhe pajisjeve përcjellëse, pas peripecive disa mujore nga kumanova i kanë sjellë në selinë e SHP të UÇK-së në Divjakë, ushtarët: Mentor Hoxha, Basri Beka, Shaqir Shaqiri, Islam Berisha Bajram Jashari, Bekim Haxhiu e të tjerë. Teknika transmetuese fillimisht ka qenë vendosur në malet e Qyqavisë e prej andej u bart në Fshatin e Ri, në Rrafshnaltën e Berishës.

Në dhjetor të vitit 1998, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së vendos të themelojë radion e cila do të quhet Kosova e lirë dhe Agjencinë e lajmeve Kosovapres, dy institucione informative të UÇK-së. Përgjegjës për radio u caktua, Ahmet Qeriqi, ndërsa për agjencinë, Berat Luzha.

Historiku i Radios Kosova e Lirë

Ndaje me :
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Lexoje
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Google
Powered By Wordpress Tabs Slides

Tags: , , ,

chat shqiptar

Leave a Reply