Gjuha shqipe në traditën e historisë së shkollave
Gjuha Shqipe njihet si gjuha më e vjetër në Ballkan , Shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinishtja; megjithatë kanë alfabetin latin në përdorimin dhe në tërë librat e tyre.
Si në Evropë, ashtu edhe në Ballkan, në komunitetin shoqëror feudal arsimi zhvillohej në gjuhën latine në perëndim të Ballkanit dhe në lindje në gjuhën greke, por pa ndonjë ndikim kulturor mbi shqiptarët nga gjuha kishtare sllave. Ne shekullin e XVI i kemi përpjekjet e para që gjuha kombëtare t’ua zërë vendin gjuhëve kishtare.Për hapjen e shkollave në gjuhën amtare aty kah vitet 1840 mund ta përmendim Shqipërinë e Veriut, ku u krijuan disa qendra mësimore me mësues vendas, si Gegë Kodheli, Gjon Shkrumi, Jak Kraja e Filip Shkodrani. Ky i fundit e hapi shkollën në shtëpinë e Kolë Kamsit.Në gjysmën e parë të shekullit XIX edhe te arbëreshët e Greqisë pati një lëvizje kulturore-arsimore. U shquan sidomos Anastas Kullurioti dhe Panjot Kupiotari, por edhe shumë të tjerë.












Nice Artikull Vigan
Suksese te metutjeshme