|

Gjurmet me te hershme te banimit

Gjurmet me te hershme te ekzistences se njeriut ne territorin e Shqiperise shfaqen ne kohen e gurit te vjeter, rreth 100 000 vjet me pare.

Deshmite arkeologjike per kete epoke i kemi nga vendbanimi i Xares(Sarande) nga shpella e Gajtanit(Shkoder)etj. Ne keto vendbanime jane gjetur vegla pune primitive te bera prej stralli, te cilat i kane sherbyer njeriut primitiv per te plotesuar nevojat e tij kryesore, per sigurimin e ushqimit dhe veshjes.

Njerezit e kesaj epoke ushqeheshin kryesisht me gjah, rrenje dhe fruta. Klima ishte e ftohte dhe kjo i detyronte ata te mbroheshin duke u veshur me lekuren e kafsheve te egra. Njeriu i kohes se gurit te vjeter, me ane te ferkimit mesoi te ndizte zjarrin, te cilin e perdori kunder te ftohtit dhe bishave te egra.

Gjate fundit te kesaj epoke 30 000-10 000vjet para e.se.re pati shtrirje me te madhe te vendbanimeve ne territorin e Shqiperise, si ne Xare, Konsipol,Shen-Marine, Kryegjate, Rreza e Dajtit, Gajtan etj.

Veglat e punes prej stralli te gjetura ne keto stacione, mbeturinat e zjarrit dhe fosilet e kafsheve deshmojne se njerzit e ketyre vendbanimeve ishin shkeputur perfundimisht nga bota e kafsheve dhe ishte formuar njeriu i sotem.

Territori i vendit tone vazhdoi te banohej edhe gjate epokes se gurit te mesem dhe kjo deshmohet nga zbulimet ne Konsipol dhe ne vendbanimin e Vlushes(Skrapar).

Gjate epokes se gurit te ri territori i Shqiperise ka qene shume i banuar. Kete e deshmojne dhjetra vendbanime te zbuluara te cilat jane te vendosura ne fusha pjellore, ne tarraca lumore dhe ne shpella. Banesat e tyre ishin kasolle te thjeshta te lyera dhe te shtruara  me balte.

Dunavec jane zbuluar banesat e ngritura mbi hunj. Ndertimi i banesave e lidhi njeriun me shume me token si pasoje u zhvillua bujqesia dhe disa veprimtari te tjera te rendesishme. U persosen veglat e punes prej guri dhe kocke. Njeriu filloi te tirrte dhe te endte pelhure si dhe te pergatiste ene prej balte te pjekur. Ky zhvillim duket qarte ne vendbanimet e Podgorices, Dunavecit dhe Maliqit (rrethi Korces). Ne kete perparim te gjithanshem ekonomik rolin paresor e luante gruaja.

Ndaje me :
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Lexoje
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Google
Powered By Wordpress Tabs Slides

Tags: ,

chat shqiptar

Leave a Reply