Shteti Ilir (shek V-III para e.se.re)
Mbreteria ilire u formua ne fund te shek V para e. se. re ne shpine te Durrsit, nen udheheqjen e dinastis mbreterore te taulanteve. Ne kohen e fuqizmit te saj ajo zinte nje territor qe kishte si kufi jugor Lidhjen e Molose (lumi vjoses) dhe kufi verior Federaten Liburne (lumin narona). Ne lindje kufizoem jeh shtetin maqedon dhe me Mbreterine Dardane. Ne anen perendimore ndodheshin dy Qytetet-shtetet me te rendesishme te Adriatikut: Dyrrahu dhe Apolonia.
Qysh ne fillim aristokracia ilire synoi te perfshinte edhe Dyrrahun ne kufijte e shtetit te vet. Per kete arsye mbreti i taulanteve u perzie ne luften civile qe plasi ne Dyrrah ne vitin 436 para.e.se.re ndermjet aristokrateve dhe demokrateve duke mbajtur anen e aristokrateve.
Keshtu duke u nisur nga Dyrrahu filloi konflikti i gjate i njohur ne histori me emrin “Lufta e Peloponezit” ndermjet dy koalicioneve te medha greke te kyrsyera nga Athina dhe Sparta (431-411 para.e.se.re).
Peshen kryesore te kesaj lufte, nga ana e ilireve e mbajten enkelejte, te cilet banonin ne treven e liqenit (lyhnid) Ohrit. Per shkak te rolit qe luajten ne kete lufte, ne krye te shtetit ilir u vune mbreterit e dinastise enkelejase. Nen udheheqjen e tyre ne vitin 423 para.e.se.re iliret korren nje sukses te madh pasi thyen ne kufijte e tyre lindore forcat e bashkuara maqedone dhe spartane.
Ne vitet 393-350 para.e.se. re ne krye te mbreterise enkelejve erdhi Bardhyli, i cili u shqua si komandant ushtarak dhe udheheqes politik. Ai i shkeputi Maqedonise mjaft toka dhe i detyroi mbreterit e saj te paguanin tribute. Duke hyr ushtarakisht, Bardhyli vendosi nen sundimin e vet edhe Mbreterine Molose. Por ne fund te jetes se tij raporti i forcave ndryshoi ne dem te Ilirise.
Pasardhesi e Bardhylit nuk qene ne gjendje qe te rimerrnin veten, sepse ne fronin maqedon erdhi Aleksandri i Maqedoesin i cili ne betejen qe u vazhdua ne Pelion me 355 para.e.se.re mundi ushtrine e Mbreterise Ilire.
Pas vdekjes se Aleksandrit (323) Mbreteria Ilire rifitoi pavaresine, kete rradhe nen udheheqjen e Glaukise, mbret i taulanteve. Ne lufte kunder Maqedonise Glaukia rifitoi tokat e humbura ne lindje dhe me 312 para.e.se.re morri Dyrrahun dhe Apolonine, kures tre vjet me von nderhyri ne shtetin Molos duke vendosur ne fron Pirron.
Ne kohen e sundimit te Glaukise rreziku maqedon erdhi duke u dobesuar. Pas vdekjes se tij, Mbreterise Ilire i erdhi nga jugu nje rrezik tjeter i madh nga shteti molos, i cili gjat sundimit te Pirros u be fuqia me e madhe e Ballkanit.











