Koha mesatare e qëndrimit në rrjete sociale
Sipas kompanisë Nielsen, koha mesatare e shpenzuar për një person në faqet e rrjeteve sociale është rreth pesë orë e gjysmë për një muaj (të dhënat e muajit shkurt 2010), ndërsa Facebook udhëheq për shumicën e asaj kohe. Kjo është më shumë se dy orë nga viti i kaluar.
Për të arritur në atë përfundim, Nielsen ka matur përdorimin e rrjeteve shoqërore për person në 10 vende të ndryshme dhe këto të dhëna i ka vënë në krahasim me të dhënat e të njëjtës kohë vitin e kaluar.
Kur shikon në vende të veçanta, Italia kryeson listat me kohë të shpenzuar në rrjete sociale, pasi që mesatarja e shpenzuar për një është mbi gjashtë orë e gjysmë në muaj (6:27:53), dhe në Australi është në vendin e dytë (6:02:34).
Shtetet e Bashkuara – që kanë audiencën më të madhe në rrjetet sociale – u rendit e treta në përdorimin e këtyre rrjeteve, dhe kohës mesatare e cila shpenzohet në ato, duke u ofruar me gjashtë orë (6:02:34) përdorim në rrjetet shoqërore.
Çfarë është edhe më interesante është se me 400 milionë anëtarët e saj – është larg dhe dominues në pjesën tjetër të konkurrencës.











